Kukësi zyrtarizon mbrojtësin e kombëtares së Lituanisë
Kukësi zyrtarizon përforcimin e radhës në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për një mbrojtës lituanez, Baravykas që i është bashkohet nënkampionëve të vendit.
“Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi lituanez ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit. Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje.
Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit, duke u aktivizuar në 20 ndeshje dhe shënuar 1 gol. Ai ishte në “Air Albania” në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë, por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua. Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris, ndërsa së fundi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro”, shkruan klubi verilindor.
KOHA JONË SONDAZH

