FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kumbulla mesazh për mjekët: T’u japim një dorë, Roma më shumë se një ekip! (VIDEO)

Marash Kumbulla ka folur për faqen e klubit gjatë një iniciative bamirësie në spitalin Spallanzani. “Për mua, të jesh këtu është e rëndësishme sepse është një simbol, ne ndihmojmë njerëzit që bëjnë gjithçka në përpjekje për të shpëtuar jetë. Të gjithë kemi kaluar një vit të vështirë, por ka njerëz që kanë punuar shumë.

Më shumë sesa ajo që ata duhet të bëjnë në të vërtetë duke punuar 12-14 orë në ditë. Ne jemi këtu për t’u dhënë një dorë, si një gjest mbështetje për mjekët, infermierët, të të gjithëve”.

Më pas mbrojtësi i Kombëtares sonë foli edhe për aventurën e re te skuadra e Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kuptova që Roma nuk është thjesht një ekip, por një qytet. Një gjë unike dhe ky gjest është për të gjithë romanët dhe për të gjithë qytetin. Për infermierët dhe mjekët që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”, deklaroi Kumbulla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?