FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kundërshtarët e Kosovës në basketboll për Botërorin ‘Kina 2019’

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019”. Kosova në Grupin C është së bashku me Poloninë, Lituaninë, e Hungarinë. Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë në Prishtinë ndaj Lituanisë, më 23 nëntor, në të njëjtën ditë përballen edhe Polonia me Hungarinë.

Pas tre dite Kosova luan në udhëtim te Hungaria, ditën e diele, që do të jetë ndeshja e fundit për vitin 2017.

Kurse më 23 shkurt 2018 Kosova do të përballet me Poloninë. Kurse, më 26 shkurt 2018 Kosova luan ndeshjen e kthimit në udhëtim ndaj Lituanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, më 28 qershor 2018 përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në Prishtinë ndaj Hungarisë. Fazën e parë të kualifikimeve Kosova e mbyll në shtëpi ndaj Polonisë më 1 korrik 2018. /Express/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?