Kupa e Amerikës/ Uruguai rigjen fitoren dhe kualifikohet, Paraguaji befason Kilin (VIDEO)

Uruguai ka gjetur fitoren e parë në grup në Copa America dhe njëkohësisht ka prerë një biletë për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni. Uruguaianët ia dolën të triumfojnë me rezultatin 0-2 ndaj Bolivisë, falë një autogoli të Quinteros në minutën e 40-ë të pjesës së parë dhe një goli të Edinson Cavanit 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Kili u mposht me rezultatin 0-2 nga Paraguaji, falë golave të Samudio dhe Almiron, megjithatë ky rezultat nuk ndikon aspak në ecurinë e kilenëve, që tashmë kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Copa America-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?