FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kupa e Italisë, Atalanta eleminon Sassuolo-n e kalon në fazën tjetër

Nuk ka surpriza në Bergamo, me Atalantën që nuk di të ndalet këtë sezon duke mposhtur 2-1 Sassuolon, në takimin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Pa shumë nga lojtarët titullarë bluzijtë e nisën mjaft mirë takimin, me të besuarit e Gasperinit që iu drejtuan dhomave të zhveshjeve në avantazh të dyfishtë , pas rrjetave të Cornelius në të 16-tën minutë dhe Toloi në të 33-tën.

Fraksioni i dytë kishte një tjetër fytyrë nga ajo e para. Ishte Sassuolo ajo që nisi të marrë nën kontrroll lojën, që pavarësisht se gjetën golin dhe i luajtën në superioritet numërik minutat e fundit të takimit, nuk mundën të barazojnë rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cerek finale bergamaskët do të takohen me Napolin, sfidë që do përballë dy lojtarët e kombëtares shqiptare Hysajn dhe Berishën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?