Kupa e Mbretit/ Reali befasohet nga ekipi i Ligës së tretë, kualifikohet mes vërshëllimash
Real Madrid ka befasuar duke barazuar 2 me 2 me ekipin e ligës së tretë spanjolle Fuenlabrada. “Mbretërit” kanë kaluar në 1/8 finales në Kupën e Mbretit pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultat 2 me 0.
Reali në këtë ndeshje u paraqit me ekipin e dytë dhe dy golat për vendasit i realizoi Borja Mayoral, derisa për ekipin Fuenlabrada realizuan Milla dhe Portilla.
Vërshëllima dhe shami të bardha kanë shoqëruar Real Madrid në dhomat e zhveshjeve në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së Kupës së Mbretit mes madrilenëve dhe ekipit të Segunda B, Fuenlabrada.
(
KOHA JONË SONDAZH

