Kupa e Shqipërisë/ Laçi 12-0 përballë Sopotit, kurbinasit ia kalojnë Skënderbeut

Laçi ka shpartalluar me rezultatin 0-12 Sopotin në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në një prej fushave të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Bardhezinjte e Stavri Nices janë treguar të pamëshirshëm ndaj librazhdasve duke mos reshtur së shënuari. Në sfidën e sotme ka debutuar edhe sulmuesi kongolez Idris Mbombo i ardhur ne formë huazimi nga Al Shabab, i cili realizoi dopietë, shkruan ‘panorama sport’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-3 ndërsa në pjesën e dytë kurbinasit shënuan edhe 9 herë të tjera. Futbollisti i afruar nga radhët e Shkëndijës së Tiranës, Redon Xhixha ishte padyshim edhe njeriu i ndeshjes, i cili realizoi plot 5 gola. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 jave ne stadiumin e Laçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sopoti-Laç 0-12

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues: Bushi 16′, Uzuni 26′, Mbombo 28′ 65′, Lushkja 47′, Shala 50′, Xhixha 52′ 57′ 82′ (p), 85′ 90′, Fangaj 87′

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?