Kuqezinjtë të tretët, Panucci: Sulmi duhet të jetë më agresiv
Një ditë pas ndeshjes ndaj Italisë, tranjeri Panucci u shpreh se: ”Kombëtarja kuqezi duhet të jetë më agresive në sulm”. Në konferencën për shtyp, Panucci theksoi se skuadra ka dhënë ndjenjësinë që mund dëshiron të guxojë dhe të provojë. ”Mund të shënonim ndaj Italisë. Kam marrë shumë sinjale pozitive, por jam i keqardhur për rezultatin”, u shpreh Panucci, teksa theksoi se “në 20 metra e fundit duhet të jemi më agresivë”.
Por pavarësisht rezultatit, ndaj Italisë mbrëmë kuqezinjtë luajtën si të barabartë, këtë e konfirmon edhe Panucci teksa thotë se: “Më thanë se bëmë një ndeshje kompetitive. Italia mund të na kishte shënuar tre gola, por edhe mund t’i kishim shënuar tre gola”.
“Unë i pranoj kritikat, por nuk shqetësohem shumë tani për ndryshimet në formacion”, tha Panucci, duke vlerësuar se ndeshjet e luajtura deri më tani i kanë dhënë mundësinë të eksperimentojë për të përgatitur ekipin për “Euro 2020”, duke shtuar më pas “Deri në shtatorin e ardhshëm do të kemi kohë të mjaftueshme”.
Taulant Xhaka u “internua” nga Gianni De Biasi, e marrëdhëniet e tij me këtë fundit arritën në atë pikë sa askush nuk e donte më bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por me Panuccin, lojtari i Bazelit duket se ka një marrëdhënie tjetër.
Pasi e la jashtë grumbullimit kundër Maqedonisë, Panucci e grumbulloi kundër Spanjës dhe Italisë, e Xhaka tregoi veten në fushë. I pyetur për marrëdhënien e tij me Xhakën, tranjeri e vlerësoi këtë të fundit si shumë të rëndësishëm për kombëtaren kuqezi. “Me Xhakën kemi kaluar shumë mirë. Ai është profesionist dhe shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë”, deklaroi tranjeri i kuqezinjëve.
KOHA JONË SONDAZH

