FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush fiton Barcelona apo Real? Ja përgjigjja befasuese e Figos

Luis Figo ka thënë se dëshiron që Real Madrid ta fitojë “El Clasicon” ndaj ish ekipit të tij Barcelonës.

Dy gjigantët e La Ligës ndeshen sot me fillim nga ora 13:00, dhe Figo do ta mbështesë ‘Mbretërit’.

“Jam fans i Real Madridit dhe shpresoj që ata do të fitojnë”, tha ai për Goal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo vetëm këtë ndeshje, por edhe kampionatin në Spanjë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zidane? Është e vështirë ta parashikosh se çfarë do të ndodhë, por shumë njerëz nuk kanë pritur ta shohin atë si trajner, por është vendim personal dhe që kur e bëri këtë hap, ka pasur rrugëtim fantastik”.

“Mendoj se ai ka gjithçka për të qëndruar për shumë vite në Real Madrid dhe unë shpresoj që ndodhë kjo, të qëndrojë për një kohë të gjatë”, shtoi mes tjerash Figo.

Portugezi ka luajtur për Barçën në vitet 1995-2000 dhe ishte kapiten i Barcelonës duke u bërë nga një ndër lojtarët më të dashur në më të urryerit e tifozerisë ‘blaugrana; pasi u transferua në Madrid ku luajti deri në vitin 2005.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?