Kutrone reagon për herë të parë pas golit me dorë ndaj Strakoshës

Nuk kanë munguar polemikat në Seria A pas golit të shënuar me dorë nga Patrik Kutrone. Mesfushori i ri i Milanit zhbllokoi ndeshjen ndaj Lacios pas një topi që preku dukshëm edhe dorën e tij, por “Var” nuk u përdor në këtë rast. Kutrone pas polemikave të shumta, ka reaguar sot me një foto të hedhur në Instagram, ku edhe sqaron episodin.

“I kam riparë imazhet e golit, ishte në një moment adrenaline dhe instinkti, dhe kisha përshtypjen se kisha goditur topin me dorë në mënyrë të rregullt. Gjesti im nuk ishte i qëllimshëm, dhe më vjen që është vënë në diskutim ndershmëria ime”, ka shkruar Kutrone. /Koha Jonë/

Milan, Cutrone: «Pensavo che il mio gol fosse regolare»

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?