Ky është goli tragjikomik që kualifikoi Rijekën në Europa League (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Europa League nuk kanë munguar episodet e veçanta. Për t’u shënuar është njëri prej tyre në minutën e 20-të të ndeshjes Copenhagen-Rijeka. Pas një kundërsulmi të shpejt të skuadrës mike, Androiijasevic bën gjithçka mirë i vetëm që nga mesfusha.

Dy mbrojtës të skuadrës daneze përplasen me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësinë që të vendoste përballë portierit. Futbollisti i Rijekës në këtë moment godet traversën ndërkohë që më pas topi shkon në gjurin e Andersen, i cili e dërgon në rrjetën e tij. Një gol vërtet tragjik, por që vlen kualifikimin për skuadrën kroate. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?