Ky është stadiumi që është ndërtuar në një kështjellë (FOTO LAJM)

Ka vende në botën e futbollit, ku tradita dhe moderniteti mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. “Sparta Stadion Het Kasteel”, e ndërtuar në zemër të Roterdamit, është pikërisht një nga ato vende ku bukuria i mbijeton kohës.

I ndërtuar në vitin 1916, stadiumi është rikostrukuar në vitin 1999, por ka ruajtur pjesën më të bukur. Hyrja e saj monumentale që të kujton një kështjellë, një perlë e vërtetë që të lë me gojë të hapur. Kur gjendesh para tij, duket sikur po jeton në mesjetë.

Në pjesën tjetër të stadiumit, moderniteti është në gjendje që të strehojë deri në 11,500 spektatorë, për ndeshjet që Sparta luan në shtëpi. Kujtojmë që ata bëjnë pjesë në Eredivisie, elitën e futbollit holandez. Të shkosh në “Sparta Stadion Het Kasteel”, është më shumë se për të ndjekur një ndeshje futbolli. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?