Ky klub aplikon gjobën e rrallë, 13 mijë euro futbollistëve për çdo kg mbipeshë

Nuk është një gjë e re që pas rikthimit nga pushimet dimërore shumë futbollistë paraqiten në skuadrat respektive në formë fizike që lë për të dëshiruar.

Për t’i paraprirë mundësisë që lojtarët të abuzojnë me ushqimin, klubi kinez Shangai Shenhua ka marrë masa drastike, që i detyrojnë futbollistët të rujanë formën fizike, duke iu nënshtruar një regjimi udhqimor të përcaktuar nga klubi përgjatë ditëve të pushimit.

Skuadra ku angazhohen emra të tillë si Martins, Guarin e Tevez, ka vendosur të gjobisë cilindo prej lojtarëve që do të rezultojë mbipeshë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tolerancë do të ketë vetëm për 2 kg mbi normën e caktuar individuale. Kush do ta gjejë veten pak më të rëndë, do të gjobitet menjëherë nga klubi aziatik me vlerën e 13 mijë eurove për çdo kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shifër qesharake në fakt për një lojtar si Tevez, që në dhjetor të 2016-ës nënshkroi kontratën prej 40 milionë eurosh në sezon.

Vështirë që argjentinasi do të mund të frenohet në ngrënie nga frika se do të humasë 13 mijë euro për çdo kg mbipeshë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?