La Shqipërinë për t’u bërë lideri i Kosovës, Herolind Shala përfundon në kampionatin danez
Herolind Shala ishte një nga futbollistët e parë që la Shqipërinë pas përfundimit të Euro 2016, për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës, me besimin se atje do të ishte një lider i saj. Por gjërat nuk kanë shkuar siç shpresonte futbollisti, i cili nuk ka parë shumë momente të lumtura në karrierën në klub gjatë dy edicioneve të fundit.
Lojtari kishte firmosur në vitin 2015 me Spartën e Pragës, por nuk shafqi asnjëherë potencialin e tij aty, e as në huazim te Slovan Liberec në Republikën Çeke apo Kasimpasha në Turqi. Me këtë të fundit, ai luajti vetëm 10 ndeshje gjatë sezonit 2016-2017 e si rrjedhojë, humbi edhe vendin në formacionin e Kosovës ku trajneri Bunjaki e cilësonte lojtar thelbësor.
Dje, Shala ka zyrtarizuar “divorcin” e tij me Spartën e Pragës, duke ulur disi pretendimet në mënyrë që të fillojë përsëri të luajë rregullisht. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar se është bërë pjesë e klubit të Ljungbi në Danimarkë, ku pritet të ndihmojë këtë skuadër të synojë një vend në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm./
KOHA JONË SONDAZH

