FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi fiton gjyqin në FIFA për transferimin e James

Laçi së fundmi ka fituar gjyqin në FIFA ndaj klubit azer FK Gabala. Klubi kurbinas ka bërë një padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për një parregullsi në lidhje me transferimin e sulmuesit Segun James Adeniyi.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, organi juridik i qeverisë së futbollit botëror vendosi t’i japë të drejtë klubit shqiptar dhe t’i kërkojë FK Gabalas shlyerjen e detyrimeve brenda 45 ditëve. Bëhet fjalë një shifër modeste (rreth 2300 euro), por gjithsesi precedenti pozitiv është një lajm mjaft i mirë.

Përmbajtja e vendimit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimin i Nënkomisionit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s për çështjen Ref. Nr. TMS 6438, që i përket KF Laçi kundër FK Gabala në lidhje me transferimin e lojtarit Segun James Adeniyi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëpërmjet këtij vendimi është vendosur:

Pranimin e padisë së Paditësit KF Laçi.

Detyrimin e të Paditurit FK Gabala, t’i paguajë Paditësit:

– 2,005 Euro kontribute solidariteti plus 5% interesa në vit deri në datën e kryerjes së pagesës si më poshtë:

– për shumën 1,002.5 Euro që nga 31 gusht 2018;

– për shumën 501.25 Euro që nga 3 mars 2019;

– për shumën 501.25 Euro që nga 31 gusht 2019.

Paditësi duhet t’i njoftojë menjëherë të Paditurit numrin e llogarisë bankare, në të cilën i Padituri duhet të kryejë pagesën.

I Padituri duhet të vërtetojë kryerjen e pagesës në postën elektronike në adresën psdfifa@fifa.org.

Në rast se shuma objekt detyrimi, (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) nuk paguhet nga i Padituri brenda 45 ditëve, nga njoftimi i numrit të llogarisë bankare nga ana e Paditësit, do të lindin pasojat e mëposhtme:

Të Paditurit do t’i ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar për 3 sezone transferimi të njëpasnjëshme.

Ndalimi do të hiqet menjëherë, pas konfirmimit që shuma e duhur (përfshirë të gjithë interesin e zbatueshëm) është marrë nga Paditësi.

Në rast të mos pagimit në kohë, çështja do t’i përcillet Komisionit të Disiplinës në FIFA për vendimmarrje.

Palët nuk kanë kosto procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?