Laçi fiton me “poker” ndaj Kastriotit dhe siguron vendin e dytë
Laçi siguron pjesëmarrjen në Conference League edicionin e ardhshëm, pasi mundi me përmbysje Kastriotin me rezultatin 4-1 në takimin e kësaj të diele.
Skuadra e Shpëtim Duros siguron matematikisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Kastrioti në anën tjetër edhe pse shënoi i pari me Ajazin, nuk arriti që të marrë një rezultat pozitiv.
Avantazhi zgjati vetëm dy minuta,pas në të 40-ën Adeleke barazoi. Ndërsa vetëm pas 3 minutave të tjerë Laçi përmbysi rezultatin me Julian Shehun, që padyshim ishte në super formë në këtë sfidë.
Në fraksionin e dytë kurbinasit ia dolën që të realizonin dy gola të tjerë me Qaton dhe Zarubicën. Pas javës së 33-të të Abissnet Superiore Laçi “blindon” vendin e dytë në renditje me 60 pikë, 11 më shumë se Partizani i vendit të tretë.
KOHA JONË SONDAZH

