Laçi fiton ndaj Tiranës me një “perlë” të Mazrekaj (VIDEO)

Laçi rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat, teksa ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm ndaj Tiranës. Në “Selman Stermasi” kurbinasit janë më dominues duke marrë një fitore minimale 1-0.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që luanin me shumë agresivitet, ku nuk munguan as ndëshkimet me karton nga gjyqtari Xhaja. Laçi ishte më i qartë në lojën sulmuese, duke qenë më aktiv në fraksionin e dytë.  Në minutën e 72-të, Mazrekaj ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke mposhtur portierin Bekaj.

Një gol fantastik i ish-sulmuesit të Partizanit që justifikon më së miri besimin e trajnerit Duro për ta aktivizuar nga minuta e parë. Në krahun tjetër Tirana bën disa zëvendësime, por që nuk do t’i sillnin rezultat. Laçi me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë, ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e 6-të me 20 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?