FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi në super formë, shkatërron Kastriotin në miqësore

Laçi është një ndër skuadrat që po gëzon formën më të mirë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani, synon që të ruajë formë e javëve të fundit, teksa sot ka fituar thellë miqësoren 4-1 ndaj skuadrës së Kastriotit.

Dominimi i kurbinasve ishte i dukshëm, me Xhixhën, i cili shënoi dy gola, ndërkohë shënuan emrin në listën e shënuesve edhe Nikaj me Beqajn. Në formacionin e Laçit luajti edhe Shtubina, i cili është afruar në merkato e janarit.

Kastrioti ndërkohë shënoi vetëm një gol nderi me Xhaferrin. Laçi këtë sezon mban vendin e tretë në renditje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?