Lacio shkatërron Udinezen, blindon vendin e tretë në Seria A (VIDEO)
Lacio nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Simeone Inzagit ka fituar thellë 3-0 ndeshjen e prapambetur ndaj Udinezes. Samir shënoi fillimisht autogol në portën e tij në minutën e 22 duke i dhënë golin e avantazhin bardhekaltërve.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Luis Nani dyfishoi shifrat në minutën e 47. 3 minuta nga fundi i ndeshjes Felipe Anderson shënoi dhe golin e tretë.
Lacio pas kësaj fitoreje forcon pozitat e saj në vendin e tretë me 46 pikë, 3 më shumë se Interi. Strakosha bëri një ndeshje të mirë, duke qenë gjithmonë gati në rastet e pakta që krijuan miqtë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

