FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i bujshëm, gazetari: Reali po studion Ibrahimoviçin

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat ndërkombëtare, i cili thekson se Real Madrid ka hedhur vështrimin drejt Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo strategji e skuadrës së “Los Blancos” u zbulua nga gazetari spanjoll, Manolo Lama, në emisionin “Tiempo de Juego”.

Ai theksoi se Reali po vuan shumë në gjetjen golit dhe alternativa e Ibrahimoviç po shihet me interes të lartë.   Sipas gazetarit, suedezi pritet t’i bashkohet skuadrës mbretërore në muajin janar, në kohën kur do të jetë e hapur edhe merkatoja e dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reali i Madridit është në kërkim të një sulmuesi dhe po studion nënshkrimin me Ibrahimoviç në janar”, tha gazetari spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Ibra aktualisht është në SHBA me skuadrën e Galaxy, duke u bërë protagonist me shumë gola  deri në këto momente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?