Lajm i bujshëm nga Italia, njeriu më i pasur i Kinës kërkon të blejë aksionet e Interit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane orët e fundit. Bëhet fjalë për një ndër njerëzit më të pasur në Kinë, Xhek Ma, i cili mund të jetë bashkëpunëtor i familjes Suning te Interi, për të zgjeruar më tej në Azi markën e klubit zikaltër.

Pronari i kolosit botëror “Ali Baba” është i interesuar për të blerë 31% të aksioneve të Interit që i takojnë ish-presidentit Erik Tohir. Në një vizitë disa kohë më parë në Milano, Ma u takua edhe me kryetarin e Ligës Italiane, Gravina, teksa zërat e fundit e lidhin bosin kinez me Interin.  Pasuria e tij vlerësohet të jetë 34.6 miliardë dollar dhe do të ishte një garanci për klubin  zikaltër.

Ali Baba

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?