FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i keq për kombëtaren, dëmtohet mesfushori

Kristian Panuçi vendos të ndryshojë gjysmën e skuadrës për ndeshjen e nesërme me Italinë.

Pas humbjes 3-0 në Spanjë, trajneri kuqezi pritet të hedhë në fushë gjashtë lojtarë që munguan në Alikante.

Rikthimi nga pezullimi i Mërgim Mavrajt dhe Odise Roshit do të konfirmojë këta të fundit si titullarë. Nga ana tjetër, Balliu, Veseli dhe Memolla në mbrojtje, si dhe Grezda në sulm pritet të ulen në stol. Ndërsa Xhaka dhe Llullaku do të mungojnë prej kartonëve. E sigurt është që titullarë do të rikthehen kapiteni Agolli dhe sulmuesi Sadiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

PROBLEMI – Mirëpo, planet e Panuçit janë prishur disi në seancën e djeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

I rikthyeri nga pezullimi, Burim Kukeli, është dëmtuar në gju dhe sipas të gjitha gjasave do ta ketë të pamundur të jetë gati për nesër.

Mesfushori ka kapur keq gjurin gjatë një dueli në stërvitje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?