Lajme të mira për Shqipërinë, Polonia do te ketë 3 mungesa ndaj kombëtares sonë

Kombëtarja e Polonisë do të mbërrijë në Shqipëri pas pak ditësh, ku do të përballet me Shqipërinë në “Air Albania” në datën 10 shtator.

Në prag të këtij takimi, skuadra ka vijuar me përgatitjet, teksa për shkak dëmtimesh ka humbur edhe dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Nikola Zalevski i Romës dhe Lukas Skorupski i Bolognas nuk do të jenë pjesë e Polonisë edhe pse ishin në listën e të grumbulluarve për shkak dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë, Santos ka thirrur Pavel Vzolek nga Legia Varshavën dhe Kamil Grabarën e Kopenhagen, por edhe ky i fundit është dëmtuar dhe vendin e tij e ka zënë portieri Marcin Bulka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?