Lajpcig befason Bajernin, i shkakton humbjen e tretë për këtë sezon (VIDEO)

Bajerni i Mynihut pëson humbjen e tretë për këtë sezon, dhe të dytën nën drejtimin e Jup Hejkens. Skuadra bavareze është mundur 2-1 ndaj Lajpcig.

Vagner kaloi në avantazh Bajernin në minutën e 12-të pas një asisti të Rodriguez. Reagimi i vendasve vjen në minutën e 27-të me Nebi Keita. Mesfushori i ardhshëm i Liverpulit përfitoi nga një rromujë në zonën e Bajernit.

Në pjesën e dytë, Lajpcig shënoi dhe golin e avantazhit. Keita jep një pasim fantastik për Verner, i cili me një goditje perfekte e dërgon topin në rrjetë. Vendasit humbën dhe disa mundësi shënimi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?