FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lakmi agjentësh, dështon transferimi i Emre Mor tek Inter

Ka dështuar, të paktën për momentin, transferimi i Emre Mor tek Inter. Talenti turk dukej shumë pranë klubit milanez, por drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, deklaron për Ruhr Nachrichten: “Emre Mor është lojtar i Borussias dhe po stërvitet me ne. Bisedimet me Interin aktualisht kanë dështuar”. Shanset që të rihapet janë të pakta dhe me sa duket turku nuk do të transferohet në Milano, ku e jepnin si të sigurt ardhjen e tij.

Lojtari e pranoi menjëherë ofertën e Interit dhe dy klubet ranë dakord për huazimin dyvjeçar për reth 12 milionë euro.

Ditët e fundit, kanë qenë agjentët e lojtarit që kanë kërkuar një rritje të komisionit të tyre, çka solli edhe ndërprerjen e bisedimeve. Mor mbetet gjithsesi në merkato dhe për të janë të interesuara disa skuadra në Premier League, si dhe Zenit në Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?