FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lamtumirë Kombëtare! Talenti kuqezi gati të luajë për shtetin më të ri në Europë

Ivan Balliu ka vetëm një muaj që i është bashkuar kombëtares shqiptare, por sipas babait të tij, mbrojtësi i djathtë mund të bëhet shumë shpejt pjesë e një përfaqësueseje tjetër. Balliu ka lindur në Katalonjë dhe sipas babait të tij, Salvadorit, nëse të dielën kjo krahinë spanjolle fiton pavarësinë pas referendumit që do të zhvillohet dhe krijon shtetin e saj, mbrojtësi mund t’i bashkohet ekipit që do ta përfaqësojë në arenën ndërkombëtare.

“Momentalisht, ai ka mundësinë që të jetë futbollist i Shqipërisë. Por ndoshta në të ardhmen mund të luajë në arenën ndërkombëtare me formacionin katalanas”, tha Salvador Balliu për “El Diario de Girona”.

Balliu fillimisht nuk i ktheu përgjigje pozitive Shqipërisë, duke pranuar se nuk kishte shumë njohuri për prejardhjen e tij. Por më pas ai pranoi ftesën që i bëri në shtator trajneri Panuçi duke iu bashkuar kuqezinjve me të cilët nuk ka debutuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?