Largimet e parakohshme nga futbolli, ja 10 lojtarët që duhet të kishin vazhduar më gjatë
Disa lojtarë vazhdojnë të luajnë për një kohë të gjatë, por disa vendosin të shkëputen nga futbolli me herët. Kjo është një listë me ata që, vendosën të varin këpucët në një moshë të re. Mesfushori francez vendosi të tërhiqet në 1997 në moshën 30 vjeçare, kur ishte akoma në kulmin e formës. Përveçse talentit, ai do të mbahet mend dhe për bëmat jashtë fushës dhe për jetën e tij jashtë normales. Kantona mund të kishte vazhduar edhe 5 vjet, ose më shumë në ligat amatore. Ai u largua me 4 tituj Premier Lige dhe 2 Kupa FA. Zinedin Zidan u tërhoq në 2006 në moshën 34 vjeçare, pas incidentit me Materacin në finalen e Kupës së Botës. Tërheqja e Zidan në këtë mënyrë solli shumë habi, pasi një lojtar i këtij niveli për shumë njerëz duhet të priste edhe një vit, në mënyrë që të rregullonte imazhin.
Zidan nuk ishte i vetmi legjendë franceze që u tërhoq në moshë të re. Just Fontaine u tërhoq në 1962, një muaj përpara ditëlindjes së 29. Fontaine do të mbahet mend me rekordin që vendosi në Boterorin e 1958, duke shënuar 13 gola, por dëmtimet e shumta e detyruan te tërhiqej. Marko Van Basten ishte një tjetër viktimë e dëmtimeve. Legjenda e Holandës u tërhoq në 1995 në moshën 31 vjeçare, pasi kaloi 2 vjet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në këmbë. Përpara largimit, shënoi një nga golat më të bukur në një Europian, atë të fitores me Bashkimin Sovjetik në finalen e 1988. Alan Shirër u tërhoq nga Kombëtarja në moshën 29 vjeçare, direkt pas dështimit të Anglisë në Euro 2000. Është për të ardhur keq, pasi Anglia në atë periudhë kishte nevojë për një sulmues të nivelit të Shirër. Shirër e vazhdoi karrierën deri në 2006, por nuk u rikthye asnjëherë te ekipi i Tre Luanëve.
Platini është një tjetër legjendë e Francës që bën pjesë në këtë listë. Pasi triumfoi me Francën në Euro 1984 dhe pasi fitoi Topin e Artë 3 herë midis viteve 1983-1985, u tërhoq në 1987, atëherë kur mbushi 32 vjeç. Brajan dhe vëllai Majkëll, u përfshinë të dy në listën e Fifa 100, në vitin 2004. Të dy ishin pjesë e Danimarkës në triumfin e Euro 1992. Patrick Klajvert shpërtheu në moshën 18 vjeçare me Ajaksin duke shënuar gol në finalen e Champions League në 1995. Vazhdoi të luante me Barcelonën duke u bërë një legjendë e këtij ekipi, por u tërhoq në moshën 31 vjeçare.
Frenk Rajkard ishe gjithashtu pjesë e atij Ajaksi që fitoi Champions League në vitin 1995. Kjo ishte gjithashtu ndeshja e tij e fundit në karrierë. Ishte 32 vjeç. Polaku i vetëm ne listën e Fifa 100 ( Lojtaret më të mirë ndonjëherë) udhëhoqi Poloninë në një vend të tretë në Kupën e Botës 1982. Ai gjithashtu fitoi Champions League me Juventusin në 1985. U tërhoq 3 vjet më vonë në moshën 33 vjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

