FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largohesh nga Reali? Zyrtarisht Benzema flet për të ardhmen

Sulmuesi Karim Benzema nuk ka kursyer elozhet për klubin e Real Madridit me të cilin ka kaluar 9 vite të karrierës së tij.

Në një intervistë për “BEIN Sports”, sulmuesi francez tha se duhet të punojë shumë për të mbajtur formën e mirë, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

“Është klubi më i mirë në botë. Është një kënaqësi dhe një krenari që jam pjesë e Realit. Pritshmëritë janë shumë të forta dhe çdo sezon fillon nga zeroja. Më duhet të punoj shumë për të mbajtur nivel të lartë”, u shpreh fillimisht ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa i pyetur për të ardhmen e tij, sulmuesi u përgjigj me diplomaci:

Swiss Digital Mobile Reklama

“E ardhmja? Nëse po kaloj mirë këtu, nuk kam nevojë të shkoj diku tjetër …”, përfundoi ai.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?