Lautaro Martinez shkruan historinë me Argjentinën, tjetër gol dhe rekord i ri absolut
Lautaro Martinez vazhdon të ngjitet në renditjen historike të golashënuesve të kombëtares së Argjentinës.
Sulmuesi i Interit ishte protagonist në fitoren e thellë 7-0 të Argjentinës ndaj Burkina Fasos në ndeshjen miqësore. Lautaro realizoi golin e avantazhit, duke përfituar nga një top i kthyer nga portieri pas ekzekutimit të një penalltie, ndërsa më pas asistoi Gianluca Prestiannin për një tjetër gol. Ai u largua nga fusha në minutat e para të pjesës së dytë.
Ky ishte goli i dytë radhazi për Martinez me fanellën e “Albiceleste”, pas realizimit në fitoren 4-0 ndaj Bolivisë.
Me këtë gol, kapiteni i Interit arriti kuotën e 42 realizimeve me kombëtaren argjentinase, duke barazuar Sergio Agueron në vendin e tretë të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e përfaqësueses.
Në krye të renditjes vijon të jetë Lionel Messi me 125 gola, një rekord ende shumë i largët. Objektivi i radhës për Lautaron është Gabriel Batistuta, i cili mban vendin e dytë me 54 gola të shënuar për Argjentinën.

