Lautaro mesazh për Dybala-n: Shpresoj të luajë atje ku është i lumtur!
Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala stërviten së bashku te Argjentina, por shumë shpejt mund të jenë bashkë edhe tek Interi. Së fundmi për të shtuar dhe më shumë zërat ka menduar Lautaro, i cili ka komentuar të ardhmen e “La Joya-s”.
“Nuk kemi folur për këtë temë. Kemi folur për shumë gjëra, për situatën e tij dhe gjithçka tjetër, por për momentin mendojmë për kombëtaren dhe e ardhmja e tij do të vendoset kur këto ndeshje të përfundojnë. Është një lojtar me kualitet, personalitet dhe shpresoj që ai të luaj atje ku ndihet më i lumtur.
Sfida me Italinë? Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, për atë që përfaqëson si Kupë, pavarësisht se ata nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës. I njohim mirë karakteristikat e tyre, lojtarët e tyre. Janë rivalë të një niveli të lartë. Na pret një test shumë i rëndësishëm për të parë se në çfarë pike jemi”, deklaroi Lautaro.
KOHA JONË SONDAZH

