Lazio bën detyrën ndaj Crotones, shkëlqen Immobile (VIDEO)

Lazio ka arritur që të marrë 3 pikë të plota nga transferta në kushte të vështira atmosferike kundër Crotones. Bardhekaltrit fituan 2-0, me nga një gol për pjesë, ndërkohë që do të vuanin jo pak erën e fortë dhe fushën jo në kushte perfekte nga shiu.

Immobile zhbllokoi rezultatin me kokë në minutën e 21-të, ndërkohë që në minutën e 58-të shërbeu assitin për Correa-n, i cili do të realizonte me një goditje me të majtën. Me këtë fitore Lazio ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, 1 më shumë se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?