FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio fiton me lehtësi ndaj Napolit, 4 shqiptarë e shohin nga stoli sfidën (VIDEO)

Lazio rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Napolit. Në “Olimpico” sfida nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Inzaghit.

Bardhekaltrit shënuan që në minutën e 9-të me Immobilen, i cili shfrytëzon më së miri me kokë një krosim të Marusic nga krahu i majtë. Në fillimin e pjesës së dytë Luis Alberto shënoi një gol shumë të bukur duke i vënë vulën kësaj ndeshje.

Sa i përket shqiptarëve, Muriqi hyri në fushë në minutën e 67-të, por nuk mundi që të linte gjurmë. Strakosha, Aliaj (portieri i tretë i Lazios), Hysaj dhe Rrahamni e shijuan ndeshjen nga stoli. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?