Lazio fitore spektakolare ndaj kampionëve në fuqi të Napolit (VIDEO)
Lazio ka arritur që të marrë fitoren e parë për këtë sezon dhe e bën në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e Sarrit triumfoi 2-1 ndaj Napolit, kampionëve në fuqi, në Maradona Stadium.
Luis Alberto zhbllokoi ndeshjen me një gol shumë të bukur me finte, por Napoli do të barazonte shumë shpejt falë një goli të Zielinskit i ndihmuar dhe nga një devijim.
Në pjesën e dytë Lazio shënoi golin e avantazhit me Kamadën, ndërkohë që ju anuluan dy gola të tjerë për pozicion jashtë lojë. Gjithsesi skuadra e Sarrit e administroi fitoren dhe merr 3 pikët e para në këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

