Lazio mund Parmën dhe ngjitet në vendin e tretë në Seria A (VIDEO)

Lazio merr 3 pikë të tjera shumë të rëndësishme në Seria A, duke fituar ndaj Parmës në transfertë 0-2. Skuadra e Inzaghit zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë pas hyrjes në fushën e lojës të Valon Berishës, i cili fitoi penallti 9 minuta para fundit të kohës së rregullt. Nga pika e bardhë shkoi Immobile, që goditi saktë.

Në minutën e 4-të shtesë, Lazio shënoi edhe golin e dytë me Correa-n, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të Immobiles. Lazio ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, dy më shumë se Interi.

Në ndeshjet e tjera Atalanta fitoi 5-1 ndaj Chivos, ndërkohë që Bologna u ndal në një barazim 2-2 me Torinon. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?