FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio triumfon në derbin ndaj Romës, Hysaj ishte shqiptari i vetëm në fushë (VIDEO)

Roma vishet bardhekaltër. Lazio ka arritur një fitore të madhe 3-2 në derbin ndaj verdhekuqve në stadiumin “Olimpico”. Maurizio Sarri doli triumfues ndaj Jose Mourinhos, edhe pse vijon të mos i besojë Strakoshës në portë.

Milinkovic-Savic dhe Pedro shënuan dy gola të shpejtë në 19 minutat e para duke i dhënë një avantazh komod Lazios. Ibanez e rihapi duelin në fundin e pjesës së parë, por Felipe Anderson do të thellonte sërish shifrat.

Roma provoi të rikthehej në ndeshje me një penallti të Veretout, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Hysaj ishte në fushë gjithë ndeshjen, ndërkohë që Strakosha dhe Kumbulla e ndoqën duelin nga stoli. Lazio me këtë triumf ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë, vetëm një më pak se Roma. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?