Leao i bashkohet pjesës tjetër te lojtarëve, ka pak gjasa të luajë ndaj Interit

Soccer Football - Champions League - AC Milan Training - Milanello, Carnago, Italy - May 9, 2023 AC Milan's Rafael Leao during training REUTERS/Alessandro Garofalo

Rafael Leao është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës së Milanit në grumbullim para duelit ndaj Interit. Në hotel “Melia”, ku po qëndrojnë kuqezinjtë, sulmuesi i është bashkuar shokëve.

Për momentin stafi mjekësor po e sheh me vëmendje gjendjen e tij dhe me shumë mundësi nuk do ta rrezikojë për ta hedhur në fushë. Gjithçka do të vendoset nga stafi teknik gjatë pasdites, por me shumë gjasë ai do ta shohë derbin e parë nga pankina.

Kujtojmë që te Milani do të mungojë edhe Florenzi, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?