Leao zbulon se ka refuzuar Interin para kalimit te Milanit: Do e bëja 100 herë!

Në prag të rikthimit në fushë, ndoshta që këtë fundjavë kundër Napolit, ylli i Milanit Rafael Leão ka zbuluar një histori të panjohur nga fillimet e tij kuqezi. Në një intervistë për podcastin Say Less, sulmuesi portugez rrëfeu se në verën e vitit 2019 ishte shumë pranë kalimit te Interi, por refuzoi vetë transferimin: “Drejtori sportiv i Lille donte të më shiste, por unë thashë jo. Doja të qëndroja edhe një vit për t’u rritur.”

Gjithçka ndryshoi kur në garë u fut Milani. Një video-thirrje nga legjenda Paolo Maldini i hapi përfundimisht rrugën transferimit: “Më tha që më donin në Milano. Në atë moment, nuk mund të thosha jo.”

Leão pranoi gjithashtu se që fëmijë ishte i dashuruar me fanellën kuqezi dhe me legjendat si Ronaldinho, Kakà dhe Seedorf. Për të nuk ka asnjë dyshim: “Midis Milanit dhe Interit? Milani, njëqind herë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?