LeBron James në historinë e NBA, arrin në kuotën e 30 mijë pikëve
LeBron James futet në historinë e koshit amerikan. Ylli i Cleveland Cavaliers tregoi dhe njëherë se është në supërformë fizike, edhe pse numrat e moshës së tij kanë kapur numrin 33.
Gjigandi amerikan arriti në kuotën e 30 mijë pikëve të realizuara në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA, duke u bërë kështu lojtari i 7-të në historinë e NBA që arrin këtë shifër.
James është bërë lojtari i parë që ka paktën 30 mijë pikë, shtatë mijë asistime dhe shtatë mijë rebounda.duke e shkruar me gërma të arta emrin e tij.
33 vjeçari ka dhe një CV të pasur me tituj individual dhe ekipor.
Në karrierën e tij 15 vjeçare, James është “shpërblyer” 3 herë si basketbollisti më i mirë i Cleveland, legjendë e Miami Heat dhe Cleveland Cavaliers, ndërsa ishte pjesë e triumfit në 3 kampionate të NBA, 13 herë në formacionin elojtarëve më të mirë të kampionatit dhe shumë e shumë tituj të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

