FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjenda gjermane paralajmëron Ancelottin: Reago ose do të kesh kaos total

Legjenda e Bayern Munichut, Lotar Mateus ka paralajmëruar trajnerin Carlo Ancelotti që mund të ketë kaos total në skuadër.

Javët e fundit Bayern Munich është në krizë të madhe, ku përveç që skuadra nuk po luan mirë, disa lojtarë kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë e tyre ndaj teknikut italian.

Lothar Matthaus ka paralajmëruar Ancelottin që të marrë masa, ose do të ketë kaos në skuadër. Ai madje kërkoi nga italiani që nëse është nevoja të dërgojë dikë edhe në tribuna.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ancelotti duhet të tregohet i ashpër. Më shumë se sa ka qenë në një vit e gjysmë, ose në të kundërtën do të ketë kaos total. Nuk e di nëse do ta bëjë këtë, ose e ka bërë tashmë. Ancelotti duhet të bisedojë me skuadrën. Ai duhet ta bëjë skuadrën gati dhe të fillojë të luajë më mirë. Ai duhet t’i disiplinojë lojtarët e tij nëse dëshiron sukses. Nëse është nevoja, dikë duhet ta dërgojë edhe në tribuna”, tha Matthaus për “Bild”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht u bë debat mosaktivizimi i Thomas Muller, pastaj Leëandoëski kritikoi blerjet dhe në fund Ribery reagoi shumë keq pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Anderlechtit në Champions League.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?