Leicester mund pastër Chelsea-n dhe merr kreun e Premier League (VIDEO)
Leicester City është kryesuesi më i ri i Premier League. “Dhelprat” morën një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Chelsea-t dhe tashmë gjenden në kuotën e 38 pikëve, 1 më shumë se United.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e 6-të nga një goditje e Ndidi në hyrje të zonë, që mori një trajektore të çuditshme. Në minutën e 41-të, Maddison përfitoi nga një përgjumje e klubit londinez për t’i dhuruar skuadrës së tij një avantazh që i dha qetësinë.
Në pjesën e dytë rezultati nuk do të ndryshonte. Kjo ishte humbja e 6-të sezonale për Chelsea-n, që e sheh veten në vendin e 8-të. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

