Leipzig dhe Leverkuseni pësojnë humbje, Bayerni ka shansin të arratiset (VIDEO)
Bayerni Munich ka shansin të arratiset nëse do të fitojë nesër ndaj Schalkes, pasi dy erivalët ngecën. Leipzigu dështoi të merrte pikë në fushën e Mainzin, ku u mposht 3-2, ndërsa Bayer Leverkuseni u befasua 0-1 në shtëpi nga Wolfsburgu.
Në “Opel Arena” të Mainzit të parët shënuan miqtë me Adams që në minutën e 15-të, por kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme me Niakhate, që barazoi shifrat në minutën 24’. Leipzigu mori sërish epërsinë gjatë minuta më vonë me Halstenberg, por sërish Niakhate ktheu baraspeshën në rezultat.
Në fillim të pjesës dytë Mainzi shënoi një gol tretë më autor Barreiron, finalizim që do të rezultonte vendimtar në përcaktimin e fituesit. Sa i përket sfidës së “BayArenas”, golin që i dha fitoren Wolfsburgut ndaj “Aspirinave” e shënoi Baku në minutën e 35-të.
KOHA JONË SONDAZH

