Leipzig jep dritën jeshile, Gvardiol pranë transferimit rekord te City

Josko Gvardiol është shumë pranë kalimit te Manchester City për shifrën rekord të 90 milionë eurove, që do e bënte kroatin mbrojtësin më shtrenjtë në histori.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari Fabrizio Romano, klubet kanë rënë dakord për shumën e transferimit e sa i përket kontratës personale gjithçka është bërë gati një muaj më parë dhe pritet që ekzaminimet mjekësore, si dhe firmosja e kontratës së re të bëhet ditën e premte.

Gvardiol ishte protagonisti kryesor te Leipzig, në plot 41 përballje të zhvilluara, ku edhe do të shënonte 3 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?