Leipzig shkatërron në finalen e Superkupës Bayernin, Olmo shkëlqen me tripletë (VIDEO)

RB Leipzig ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke shkatërruar Bayern Munichun me rezultat 3-0 në Allianz Arena. Dani Omo zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 3-të.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Olmo shënoi edhe një herë për RB Leipzig për rezultatin 2-0. Thomas Tuchel u mundua të ndryshojë në skuadër duke bërë zëvendësime, ku mes tyre ishte dhe Harry Kane.

Gjithsesi as ai nuk e  ndihmoi pasi Leipzig fitoi penallti në minutën e 67-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Olmo që shënoi për 3-0, duke kompletuar tripletën personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bavarezët tentuan të shënonin së paku golin e nderit, por nuk ia arritën. RB Leipzig në verë largoi dy yje si Josko Gvardiol dhe Christpoher Nkunku, por sërish arrin që të fitojë ndaj një ekipi të madh si Bayerni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?