Leipzig shkatërron Werderin e Rashicës dhe merr kryesimin e Bundesligës (VIDEO)
Leipzig ngjitet përkohësisht në krye të Bundesligës. Skuadra nga Gjermania Lindore thelloi krizën e Werder Bremen duke fituar me shifrat e thella 3-0 në Red Bull Arena.
Klostermann dhe Schick shënuan në pjesën e parë ndërkohë që vulosi fitoren e vendasve francezi Mukiele me golin e 3-të në fillimin e pjesës së dytë. Leipzig u rikthye te fitorja pas 3 ndeshjesh ndërkohë për të përmendur që Milot Rashica luajti gjatë gjithë 90 minutëshit për Werder Bremen por nuk mundi të bënte asgjë për të evituar disfatën e 4-t rresht në Bundesliga të bardhëjeshilëve.
Leipzig ngjitet pwrkohwsisht nw vendin e parw në kuotën e 45 pikëve pas javës së 22-të. Freiburg me Amir Abrashin në fushë mori një pikë në transfertën ndaj Augsburg teksa barazoi 1-1. Klaus Gjasula nga ana tjetër luajti 86 minuta në humbjen 1-2 që pësoi Paderborn ndaj Hertha Berlin.
KOHA JONË SONDAZH

