Leonardo shqetëson Liverpool, gati të “rrëmbejë” objektivin e Klopp

Thiago Alcantara ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen. Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, por këta të fundit nuk mund ta humbasin me parametra zero.

Liverpool interesohet shumë për të, Jurgen Klopp e pëlqen shumë, por në garë është futur edhe PSG. Le10Sport raporton se Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, ka gati një ofertë prej 30 milion eurosh.

Thiagol duke festuar një gol me Bayern Munchen

Bayerni i gëzohet nisjes së ankandit dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga lojtari i kombëtares spanjolle. Tani pritet reagimi i Liverpool, që do të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?