FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Levante-Espanjol, Sadiku e nis ndeshjen nga minuta e parë

Levante po zhvillon aktualisht ndeshjen e javës së 27-të në kampionat përballë ekipit të Espanjolit, ku fitorja është detyrim, duke pasur parasysh rezultatet e fundit. Levante renditet në vendin 17, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, e ka nisur këtë ndeshje titullar, pasi mungoi javën që shkoi. Tekniku i Levantes, Munioz, i ka besuar bomberit kuqezi nga minuta e parë. Sadiku luan në kë ndeshje  përkrah sulmuesit italian, Pacini.

Kjo është ndeshja e dytë që Armando Sadiku do ta luajë si titullar, pasi debutoi në humbjen 0-2 përballë Betisit, ku luajti 65 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e Levante UD

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?