FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leverkusen ndalet ndaj Werderit, Schalke merr fitoren e parë pas 15 javësh (VIDEO)

Pas humbjes së Bayernit të Mynihut në transfertën ndaj Borussia Monchengladbach, Bayer Beverkusen humbi sot një mundësi të artë për t’iu afruar kreut, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në sfidën ndaj Werder Bremen në “Bay Arena”.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Toprak në fillim të pjesës së dytë, ndërsa ish sulmuesi i Milanit, Patrick Schick ishte ai që shmangu humbjen për “aspirinat”, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të.

Schalke pas 15 javësh më në fund ka shijuar fitoren e parë në Bundesligë duke mundur 4-0 Hoffenhaimin, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gelsenkirchen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi 19-vjeçar amerikan Mattheë Hoppe ishte protagonist i padiskutueshëm për Schalken, pasi arriti të shënojë tre golat e parë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë, ndërsa goleadën e kompletoi 23-vjeçari maroken Amine Harit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?