FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leverkuseni i shkakton humbjen e radhës Dortmundit, ngjitet e dyta në renditje (VIDEO)

Borussia Dortmund nuk është skuadra anti-Bayern këtë sezon. Skuadra verdhezi ka pësuar humbjen e 6-të sezonale përballë Bayern Leverkusen në shifrat 2-1.

Diaby shënoi që në minutën e 14-t për “aspirinat”, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh minimal. Në minutën e 67-të, Julian Brandt realizoi një super gol me një goditje nga distanca, duke i dhënë barazimin Dortmundit.

Leverkuseni ndërkohë do të rikthehej sërish në avantazh me një kundërsulm vrastar. Wirtz arrin që të shënonte me një goditje në hyrje të zonës. “Aspirinat” me këtë fitore ngjiten ën vendin e dytë me 32 pikë, 4 më pak se Bayerni, ndërkohë që Dortmundi mbetet e katërta me 29 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?