Leverkuseni i Xhakës i frikshëm, merr tjetër fitore me goleadë

Bayern Leverkusen vijon rrugëtimin perfekt në Bundesligë me 3 fitore në 3 ndeshjet e para. “Aspirinat” kanë marrë një tjetër sukses me goleadë, 5-1 ndaj Darmstadt, duke u konfirmuar si një nga ekipet pretendente për titullin kampion.

Boniface me dopietë, Palacios, Hofmann dhe Hlozek ishin autorët e golave për skuadrën e Xavit. Në fushë ishte edhe Granit Xhaka, i cili nuk mundi që të gjente golin në këtë takim.

Bayerni ndërkohë do të luajë ndeshjen e saj në orën 18:30 kundër Monchengladbah. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?