Lewandowski: E vetmja gjë që dua tani është që të largohem nga Bayerni
Robert Lewandowski nuk do të qëndrojë më të Bayerni. Sulmuesi polak dëshiron që të largohet nga Gjermania, por klubi bavarez duket se nuk ka ndërmend që ti plotësojë këtë dëshirë.
“Dua vetëm që të largohem nga Bayerni. Besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë është që së bashku të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë. Diçka ka vdekur brenda meje. Dua që të largohem nga Bayerni që të kem emocione të tjera në jetën time”, tha sulmuesi për mediat polake,
Lewandowski kërkon që të provojë një eksperiencë të re në La Liga me fanellën e Barcelonës, edhe pse në fakt nuk do të jetë një mision i thjeshtë pasi katalanasit janë në vështirësi ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

